E gjetën të vdekur në kanal! Eri Zefi mund të jetë viktimë e hakmarrjes nga një tjetër familje

34 vjeçari i gjetur i vdekur në një kanal të një fshati të Mirditës mund të jetë ekzekutuar për hakmarrje.

Eri Zefi rezulton të jetë vëllai i Ndue Zefit, personi i cili më 24 shkurt të këtij viti vrau me breshëri kallashi fqinjin e tij (Martin Ndreca), në periferi të qytetit të Durrësit.

Ndue Zefi u konfliktua verbalisht me komshiun e tij teksa të dy ndodheshin në lokalin e lagjes. Pa bërë asnjë konflikt fizik, Zefi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën duke e qëlluar pak metra larg lokalit Martin Ndrecën. Ky i fundit mbeti i vdekur në vend, ndërsa Ndue Zefi u arratis. Më 26 shkurt, Zefi u vetëdorëzua në polici dhe tregoi se shkak i vrasjes ishte një debat dhe pretendimi se Martin Ndreca i kish ofenduar familjarët.

Hetimet deri më tani për vrasjen e Eri Zefit të çojnë në pistën e hakmarrjes nga ana e familjes Ndreca./Express