Mësohet se personat që gjuajtën në drejtim të policit kufitar malazez janë të Malësisë së Madhe.
Pas një seance dëgjimore në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, shtetasit shqiptarë të dyshuar për vrasjen e oficerit në fjalë u urdhëruan të qëndrojnë deri në 72 orë në qelitë e paraburgimit.
Ngjarja ka ndodhur në Igalo, në afërsi të qytetit Herceg Novi, në orën 14:00, rreth 5 km larg kufirit kroat. Tre personat, të cilët nuk kanë pasur me vete dokumente identifikimi, në momentin e ndalimit kanë thënë se janë nga Kosova.
Nga raporti i policisë malazeze mësohet se Luan Hasanaj 43 vjeç është autor i vrasjes së policit 41-vjeçar Millutin Lekoviq, ndërsa në momentin e ndalimit të tyre kanë qenë edhe dy shtetas të tjerë nga Shqipëria, Lulëzim Hasanaj (vëllai) 49 vjeç dhe Nure Hasanaj (e ëma) 67 vjeçe.
Lekoviç u vra dy ditë më parë teksa ishte në detyrë, ndërsa kapi tre personat që ishin pa dokumente dhe që synonin të kalonin në drejtim të Kroacisë






