Lushnje- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi që ndodhi në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushes.
Mësohet se Gëzim Saraçi, ish- shoferi i kryetarit të mëparshëm të bashkisë Lushnjs, ka hyrë në zyrën e kryebashkiakut dhe ka hedhur granatën dhe më pas është larguar nga vendngarja.
Dyshohet se Saraçi pasi hedhur granatën është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë, ku e prisnin dy persona të tjerë. Nga shpërthimi janë plagosur Vitor Tushe dhe sekretarja e bashkisë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.



