Pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, ligji do të dërgohet në Uashington, ndërsa do të hyjë në fuqi në momentin që protokollin e ratifikon dhe Spanja, si shteti i fundit anëtar që duhet të vulosë anëtarësimin e vendit fqinj në aleancën Veri-Atlantike.
Dritën jeshile të aderimit të shumëdëshiruar, Shkupi e mori pas arritjes së marrëveshjes së emrit me Greqinë qershorin e 2018-tës. Në 11 korrik, NATO-ja e ftoi Maqedoninë e Veriut të niste bisedimet e anëtarësimit duke thënë se vendi mund t`i bashkohej organizatës me tu zgjidhur ngërçi shumëvjecar i emrit.
Zyrtarisht, bisedimet e anëtarësimit nisën 18 tetorin e vitit të kaluar dhe shkurtin e këtij viti, përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtarë të NATO-s nisën nëshkrimin e protokollit të pranimit të vendit.
Idenë për ratifikimin e parakohshëm të Protokollit përfundimtar e ka paraqitur e para partia kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO DPMNE-ja, e cila u bazua në shembullin e Malit të Zi, që e ratifikoi vetë Protokollin në prill të vitit 2017, ndërsa Spanja e Holanda e ratifikuan një muaj më vonë.



