Kamëz, 22 vjeçari abuzon seksualisht me vajzën e mitur

Policia ka arrestuar 22 vjeçarin A.Domi i cili nuk ka pranuar krimin.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz ku një 22 vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme. Pas ngjarjes, vajza e mitur i ka treguar prindërve të cilët kanë e kanë kallëzuar në polici te riun.

Policia ka arrestuar 22 vjeçarin A.Domi i cili nuk ka pranuar krimin.

Sipas dëshmisë së vajzës në polici, mësohet se 22-vjeçar  dhe e mitura flisnin prej disa kohësh në rrjetet sociale, ndërsa pasditen e djeshme ai kishte shkuar për ta takuar te shkolla e saj, transmeton CNA.

“A. Domin e njoha përmes rrjeteve sociale dhe pasi folëm gati një muaj ai erdhi me makinë dhe më mori në shkollë. Më kishte thënë emrin e mbiemrin dhe që ishte nga Kukësi. Pasi ndaloi makinën më kërkoi të hiqja rrobat, unë kundërshtova por ai më tha se donte të shikonte nëse isha e virgjër apo jo”, mësohet të ketë thënë vajza.