Numri i viktimave në Kinë si shkak i Koronavirusit ka arritur në 813, ndërsa të infektuar janë konfirmuar mbi 37 mijë të tjerë, që kryesisht janë në territorin e Kinës por edhe në 25 vende të tjera të botës.
Ditën e djeshme viktima e parë është konfirmuar edhe në SHBA, si shkak i virusit vdekjeprurës
Autoritetet kineze kanë deklaruar se ky virus i përhapur javët e fundit po merr çdo ditë e më shumë jetë njerëzish, pasi vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 89 njerëz.
Një numër relativisht i lartë i viktima si shkak i përhapjes së epidemisë.
Sipas raportimeve, nga shifrat e fundit shihet se numri i vdekjeve për ditë në territorin e Kinës është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë javëve të fundit.



