Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi ka njoftuar se sot në orën 12:30, Ilir Meta do zhvillojë një konferencë për shtyp.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot, në ora 12:30 një konferencë për shtyp.Prova të reja për grushtin e shtetit ”, thuhet në reagim.
Një ditë më parë në një reagim në Facebook, Tedi Blushi shkruajti se Parlamentin do e shpërndajë populli dhe Presidenti do zbatojë vetëm vullnetin e tij dhe paralajmëroi se Meta do të nxjerrë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit.
Debati për shpërndarjen e Parlamentit ka nisur që pas djegies së mandateve nga opozita dhe mos plotësimin e numrit të deputetëve nga listat vijuese. Kuvendi sot numëron 122 deputetë nga 140 që caktohet në bazë të Kushtetuutës. Për këtë gjë Meta është pyetur shumë herë, por ka deklaruar se ai do veprojë në kohën e duhur dhe do respektojë Kushtetutën, duke mos dhënë një përgjigje të prerë. Nga ana tjetër përplasjet mes Presidencës dhe maxhorancës janë përshkallëzuar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe për dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta dje ka paralajmëruar se është i përgatitur për çdo skenar dhe do mbrojë Kushtetutën.



