Policia turke ka arrestuar 36 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia arrestoi 36 të dyshuar pasi prokurorët lëshuan flet-arrest për 55 persona, përfshirë 35 ushtarë aktivë, si pjesë e një hetimi mbi strukturën sekrete të grupit terrorist në Forcat e Armatosura Turke, thanë disa burime në kushte anonimiteti.
Forcat e sigurisë vazhdojnë të kërkojnë të dyshuarit e mbetur pas operacioneve të njëkohshme të dirigjuara nga Stambolli nëpër 26 provinca.
FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, akuzohen për orkestrimin tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, nga e cila jetën humbën 251 njerëz dhe afër 2.200 të tjerë u plagosën.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n për një fushatë të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes ifiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



