Meta mbyll me dekret 2 orë manifestim, paralajmëron shpërndarjen e parlamentit pas 15 marsit

Për Presidentin e Republikës në faj nuk është vetëm mazhoranca socialiste për devijimin e reformës në drejtësi, por edhe disa ndërkombëtarë.

Kishte paralajmëruar se do firmoste një dekret dhe ashtu bëri. Presidenti i Republikës Ilir Meta, para mijëra qytetarëve të mbledhur në tubimin, sipas tij për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kundër grushtit të shteti, firmosi dekretin për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetutese.

Për Kreun e Shtetit ndryshimet ligjore përbëjnë grushtin ndaj shtetit ligjor. Në tubimin e organizuar në Bulevard pranë zyrës së tij, Meta paralajmëroi se pas 15 Marsit, datë e caktuar si afati për miratimin e reformës zgjedhore, nëse Kuvendi nuk do marrë parasysh dekretin e nënshtruar, atëherë do firmosë dokumentin më të rëndësishëm, dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, transmeton Balkanweb.

Për Presidentin e Republikës në faj nuk është vetëm mazhoranca socialiste për devijimin e reformës në drejtësi, por edhe disa ndërkombëtarë. Ilir Meta me bindje tha se sovratiteti i vendit është shkelur dhe për këtë ai tha se ka shumë e shumë për të thënë. Me një prezencë patriotike Ilir Meta u betua mbi flamurin kombëtar se do mbronte kushtetutën.

Ndërkohë  që qytetarët ishin në bulevard me flamuj kuq e zi dhe mimoza, siç ka qenë apeli i Presidentit.