Lëvizja pa makina, nuk shpëton as aktori i njohur nga policia

Aktori nuk kishte leje qarkullimi me vete (FOTO)

Policia ka ndaluar aktorin Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit.  Bylyku nuk ishte i pajisur me lejen e posaçme siç ka paralajmëruar policia.

Ndërkohë që rezulton se ai ka hyrë nga Italia më 8 mars në vend. Policia e ka shoqëruara aktorin për në banesë. 

Olsi Bylyku i njohur nga të gjithë si “Kimikati” pak kohë më parë u largua nga spektakli “Portokalli” për të kaluar tek e “Diela Shqiptare”. Ai me humorin e tij adhurohet nga të gjithë. Së fundmi ai është pjesë e spektaklit të humorit ‘Klanifornia’.