Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi se do të ashpërsohen ndëshkimet për ata që nuk iu binden masave të marra nga qeveria për situatën e koronavirusit.
“Kush do të kapet në qarkullim në thyerje të regullores do ta humbsë patentën përfundimisht dhe do të ndalohet për disa vjet në kurs për ta marrë. Kush do të luajë të zgjuarin me çmimet e ushqimeve e të barnave mund ta humbasë përfudimisht të drejtën për të tregtuar ushqime dhe barna dhe me radhë.”, tha ai
“Ka një sërë sanksionesh të reja që po përgatien për përballuar dezertorsësh që shkelin masat, do të ketë sankisone. Le ti gëzohemi manifestimit faktastik të solidaritetit ku ,marrin pjesë të veçuar si kurrë më parë, por të bahskuar si kurrë më parë”, shtoi kryeministri.
” Lani duart, hapni dritaret , merruni me fëmijët kujdesuni për të moshuarit, armatosuni deri në dhëmbë vetëm me durim dhe vetëm durim… “u shprhe Rama.


