Turqia nis një operacion të ri antiterrorist në lindje

Rreth një mijë efektivë të sigurisë nisën operacionet në provincat Ağri, Kars dhe Iğdır kundër terroristëve të YPG/PKK-së

Ministria e Brendshme e Turqisë ka bërë të ditur se me mbi një mijë efektivë të forcave të sigurisë vendi ka filluar një operacion të ri kundër-terrorist në tre provinca lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministria tha se Operacioni Kapan-8 në rajonin Ararat-Çemçe-Madur synon të neutralizojë të gjithë terroristët që fshihen në rajonet Ağri(Ararat), Çemçe dhe Madur që ndodhen në krahinat lindore të Ağri Kars dhe Iğdır.

Rreth 62 ekipe operative nga Njësitë Speciale të Xhandarmërisë, Forcat Speciale të Policisë dhe njësitë e sigurisë u formuan për operacionin.

Deklarata nuk theksonte ndonjë grup specifik, por në lindjen e Turqisë aktive ka qenë organizata terroriste PKK.

Operacionet e Turqisë kundër terroristëve brenda vendit vazhdojnë me vendosmëri dhe sukses me mbështetjen e publikut, shton deklarata.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.Dorëzohet një terroriste e YPG/PKK nga lista e më të kërkuarve në Turqi

Dorëzohet një terroriste e YPG/PKK nga lista e më të kërkuarve në Turqi

Terroristja e YPG/PKK-së, e cila u dorëzua në juglindje të Turqisë ishte në listën e më të kërkuarve në vend, njoftuan sot burimet e sigurisë.

Të mërkurën, Duygu Karayel, një femër e rangut të lartë në organizatën terroriste, me emrin e koduar Siya Munzur, u bind që të dorëzohej në provincën Sirnak pas një përpjekjeje 6-mujore nga ekipet e komandës së xhandarmërisë provinciale në Mardin, thanë burimet, të cilët kërkuan të mbeten anonime për shkak të kufizimit për t’u prononcuar për mediat.

Ajo u largua nga kampet e grupit terrorist më 11 mars dhe u dorëzua pranë forcave të sigurisë turke në vendkalimin kufitar Habur në provincën Sirnak.

Prokurorët zbuluan se ajo ishte në kategorinë e kuqe të terroristëve të kërkuar nga Turqia.

Lista e të kërkuarve ndahet në pesë kategori, me të kuqe si më të kërkuarit, e ndjekur nga të kaltër, të gjelbër, portokalli dhe gri.

Sipas burimeve të sigurisë, ajo iu bashkua grupit terrorist në vitin 2003 dhe e ka shërbyer si drejtuese e nivelit të lartë.

Ajo u nxorr para një gjykate dhe u arrestua për anëtarësim në një grup të armatosur terrorist.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si grup terrorist nga Turqia, SHBA dhe BE-ja ka qenë përgjegjës për vdekjen e afro 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.