Policia ka ndaluar aktorin Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit. Bylyku nuk ishte i pajisur me lejen e posaçme siç ka paralajmëruar policia.
Ndërkohë që rezulton se ai ka hyrë nga Italia më 8 mars në vend. Policia e ka shoqëruara aktorin për në banesë.
Olsi Bylyku i njohur nga të gjithë si “Kimikati” pak kohë më parë u largua nga spektakli “Portokalli” për të kaluar tek e “Diela Shqiptare”. Ai me humorin e tij adhurohet nga të gjithë. Së fundmi ai është pjesë e spektaklit të humorit ‘Klanifornia’.


