Tiranë/ Poshtë Urës së Babrrusë gjendet e mbytur një e moshuar

Paraditen e sotme, rreth orës 10:45, në Lumë, poshtë Urës së Babrrusë (Tiranë) është gjetur e mbytur shtetësja A.B., rreth moshës 75 vjeçe

Aktualisht grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Teksa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, nga vëzhgimi paraprak nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.