Në Shqipëri deri më tani ka 51 persona të infektuar me koronavirus, ndërkohë që i gjithë vendi ndodhet në karantinë. Ditën e sotme është përkeqësuar gjendja e dy të inkfektuarve në Fier, të cilët ishin vetëkarantinuar në banesën e tyre në Dërmenas të Fierit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur me autoambulance drejt spitalit infektiv në Tiranë. Po kështu, është izoluar fshati Mbërs i Njësisë Administrative Kurjan, bashkia Roskovec, pasi një çift aty rezulton i infektuar me COVID-19. Në hyrje dhe një në dalje të fshatit janë vendosur patrulla policie, me qëllimin që banorët të mos dalin prej aty. Dyshohet se çifti ka infektuar edhe persona të tjerë në fshat.
51 të prekur me COVID-19. Përkeqësohet gjendja e dy të infektuarve në Fier, nisen me urgjencë drejt spitalit të Infektivit në Tiranë. Izolohet fshati Mbrës në Roskovec, pasi aty reuzlon një çift i infektuar.