Alsar vijon me shpërndarjen e ndihmave humanitare përballë izolimit të Covid-19

Në vijimësi të fushatës ditët e solidaritetit në ndihmë të shtresave sociale në nevojë, Fondacioni “ALSAR”, realizoi sot në bashkëpunim me institucionin e bashkisë së qytetit të Maliqit, projektin e shpërndarjes së kontingjentit të VII-të të ndihmave humanitare për 150 familje të këtij qyteti, duke u përpjekur kështu për të trokitur në dyert e shtëpive të tyre, qoftë edhe në një distancë të largët gjeografike, me mesazhin e solidaritetit human për të kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike, në këtë situatë të vështirë të krijuar për shkak të epidemisë COVID-19.
“Gjejmë rastin ti shprehim mirënjohjen tonë donatorëve të nderuar të këtij projekti; organizatës ATIB me qendër në Gjermani që kontribuoi me dhurimin e 100 pakove si dhe bamirësit të nderuar nga qyteti i Afyonit në Turqi Z. Haydar Kaya që kontribuoi me dhurimin e 50 pakove,” shkruante Alsar rrjetin social Facebook.