Flet nëna e 3-vjeçarit të dhunuar: Kisha dalë për pazar, kur erdha në shtëpi e gjeta të rrahur

Nëna e 3-vjeçarit ka deklaruar se djalin e saj e ka gjetur të dhunuar në banesë dhe se nuk e di se çfarë ka ndodhur.

Nëna e 3-vjeçarit, i cili u dhunua barbarisht nga njerku i tij, ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë. Ajo është shprehur se kishte dalë për pazar dhe se kur ishte kthyer në shtëpi, djali i saj ishte rrahur nga 35-vjeçari.

 

“Kisha dalë për pazar gjatë fashës orare. Kur erdha e gjeta djalin të rrahur. Nuk e di se çfarë ka ndodhur”, ka dëshmuar ajo në seancën e sotme gjyqsore,  raporton Ballkan web.

Ditën e sotme gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Kazanxhi, i cili dyshohet si dhunuesi i fëmijës. Fëmija, ka thënë më herët se si nëna dhe njerku e kanë rrahur, e madje dhe fqinjët kanë deklaruar se e kanë parë shpesh me të nxira. 3-vjeçari ndodhet tek spitali i Traumës, me faktura në trup, por jo në gjendje të rëndë shëndetësore.