U shkarkua pak muaj më parë, ish-ambasadori shqiptar në Turqi emërohet në krye të Albpetrolit

Ish-ambasaodiri i Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli, është emëruar në krye të Albpetrolit. Ai ka marrë sot zyrtairsht detyrën, ku dhe është prezantuar me sfatin e tij.

Gazheli është emëruar në krye të Albetrol, pas largimit të Eriola Mukës, e cila ditët e fundit ishte në qendër të sulmeve të PD.

Por në një kohë të shkurt, Albetrol ka pasur 4 drejtorë, pasi më herët në krye ka qenë dhe Kastriot Bejtaj dhe Dritan Spahiu.

Gazheli pak muaj më parë ka qenë ambasador i Shqipërisë në Turqi dhe u shkarkua, pas publikimit të historisë së Alvin Berishës.