Aktori i njohur indian Amir Khan, duket se ka gjetur mënyrën per te shpërndarë me efikasitet ndihma vetëm per ata qe kane pasur nevojë me shume:
Ai ka sjelle nje kamion me qese te mbushura vetem me 1kg miell ne nje nga lagjet e varfëra të Indisë dhe ka lajmëruar per shpërndarjen e ndihmës prej 1kg miell.
Ata që e kanë konsideruar shumë pak këtë ndihmë, as që i janë afruar pikës së shpërndarjes. Kurse ata që me të vërtetë kanë pasur nevojë, qoftë edhe për 1kg miell, e kane pranuar ndihmën dhe jane surprizuar kur brenda kanë gjetur edhe 15mije rupi, rreth 200 dollar ndihmë monetare.
Një shembull i veçantë bamirësie



