Të shtëna me armë në burgun e Peqinit, mbetet i plagosur punonjësi i burgut

Burimet njoftojnë se dyshohet të ketë qenë një atentat i mirëorganizuar dhe se 41 vjeçari mund të jetë qëlluar gabimisht.

Plagosje me armë zjarri në burgun e Peqinit. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një punonjës i këtij burgu.

Punonjësi i burgjeve dyshohet se është plagosur nga një e shtënë e cila është qitur nga jashtë rrethimit të burgut.

Burime për ABC News njoftojnë se ka mbetur i plagosur instruktori i qenëve Idajet Paja, 41 vjeç.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar burgun e Peqinit dhe po kryejnë kontrolle të shumta, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Burimet njoftojnë se dyshohet të ketë qenë një atentat i mirëorganizuar dhe se 41 vjeçari mund të jetë qëlluar gabimisht.

Ndërkohë zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Policisë së Shtetit janë nisur drejt Peqinit.

Ndërkohë Policia ka njoftuar përmes një informacioni paraprak se ditën e sotme rreth orës 19:40 është lënduar nga një plumb qorr punonjësi i burgut.

Nga informacioni paraprak i përcjellë nga policia njoftohet se 41-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut dhe aktualisht po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40,   është  lënduar  lehtë  dyshohet nga një plumb qor, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin,  i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.