Trump i bëri këto deklarata gjatë një interviste në Shtëpisë Bardhë me agjencinë e lajmeve Reuters dukë lëshuar kritika të forta ndaj Pekinit zyrtar për situatën e pandemisë. Trump gjithashtu tha se Kina duhet ta kishte njoftuar botën për virusin shumë më shpejt prandaj do të përballet me pasojat.
Vetë Trump është akuzuar se nuk po bën sa duhet për të zgjidhur krizën e koronavirusit në SHBA. Ekspertët thonë se Covid-19 i ka dhënë një goditje të fuqishme ekonomisë së SHBA që ishte edhe pika kryesore e fushatës së Trump për zgjedhjet që pritet të mbahen në nëntor.
Gjatë intervistës presidenti Trump, që ka zhvilluar një luftë të ashpër tregtare me Kinën nuk dha detaje se si mund të veprojë kundër Pekinit zyrtar për çështjen e koronavirusit.



