Revista “Turkish Studies”, ndër botimet e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), përgatitet për të botuar një numër të ri ku do të marrin pjesë artikuj akademikë lidhur me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), që ka kapluar globin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga IBU, theksohet se COVID-19 në aspektin global ka marrë nën ndikim të gjitha vendet dhe se nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është shpallur si pandemi.
Më tej është theksuar se në këtë dretjtim, si ekip editorial i revistës është vendosur që të dalin me një numër të veçantë, për ta kuptuar situatën aktuale, por edhe në të ardhmen shtetet, shoqëria dhe institucionet të jenë të gatshme ndaj pandemive të mundshme.
“Punimet të cilat do të përfundojnë proceset e vlerësimit të thirrjes së hapur për të gjitha fushat shoqërore dhe humane, do të jenë në shërbim të vendit dhe komunitetit shkencor me anë të një numri special. COVID-19 vlerësohet në bazë globale dhe të vendit tonë, ndërsa për të hedhur dritë mbi gjërat që bëhen dhe do të bëhen në këtë pandemi, edhe pandemitë gjatë historisë dhe epidemitë e vogla do të jenë pjesë e numrit të veçantë. Me këtë numër, përveç dobisë kombëtare dhe globale, synohet publikimi i punimeve në një vend specifik dhe në mënyrë të mbledhur, si dhe t’u lehtësohet puna atyre që do të punojnë në këtë sferë”, thuhet në njoftim.
Artikujt do të mund të dërgohen deri më 23 qershor, ndërsa numri i veçantë pritet të publikohet më 1 korrik. Artikujt do të mund të dërgohen nëpërmjet uebfaqes “www.turkishstudies.net”.



