Një furgon ka dalë nga rruga në fshatin Poroçan teksa bilanci deri tani është 1 viktimë dhe 3 të plagosur.
BalkanWeb mëson se Policia së bashku me ambulancën janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, raporton Top Channel.
Viktima është një 32- vjeçar me inicialet E.Ll.
Saktësisht aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ”Toskollare” ndërkohë që fshati Poroçan është rreth 32 kilometra larg nga qyteti i Gramshit.
Lajm në përditësim…



