Katari dërgon ndihmë mjekësore për Shqipërinë

"Në drejtim të udhëzimit të Emirit të Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al Thani, për të luftuar kundër pandemisë COVID-19, është dërguar ndihmë emergjente mjekësore Shqipërisë, Kongos dhe Angolës"

Katari ka dërguar ndihmë mjekësore Shqipërisë në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga zyra administrative e Emirit të Katarit, thuhet se “Në drejtim të udhëzimit të Emirit të Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al Thani, për të luftuar kundër pandemisë COVID-19, është dërguar ndihmë emergjente mjekësore Shqipërisë, Kongos dhe Angolës”.

Katari edhe më parë kishte dërguar ndihma në shumë vende përfshirë Palestinën, Tunizinë, Libanin, Algjerinë, Iranin, Kinën, Italinë, Nepalin dhe Ruandën.