Të shtëna në Tiranë, plagoset me armë zjarri në këmbë një person rreth 30 vjeç në lagjen ”5 Maji”

Dyshohet se ata po konsumonin me alkool dhe drogë në lokal, teksa pas sherrit me fjalë dolën që të sqarohen jashtë ku Kevin Cungu me një pistoletë pa leje e qëlloi.

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ”5 Maji” në Tiranë.

Balkanweb raporton se personi i plagosur, i identifikuar si Rexhep Xhekja, rreth 30 vjeç është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet kanë nisur nga policia për të zbardhur këtë ngjarje të mbrëmjes së sotme në lagjen ”5 Maji” të kryeqytetit, ku mbeti i plagosur Rexhep Gjeli.

Pikërisht ky i fundit kishte ditëlindjen dhe mbushte 30 vjeç. Për këtë kishte vendosur të festonte në lokal me miqtë e tij, përfshirë edhe Kevin Cungun.

Dyshohet se ata po konsumonin me alkool dhe drogë në lokal, teksa pas sherrit me fjalë dolën që të sqarohen jashtë ku Kevin Cungu me një pistoletë pa leje e qëlloi.

Cungu është jashtë rrezikut për jetën por është në sallën e operacionit pasi do i operohet këmba në pjesën ku ka marrë plumbin.