Një sekretare dhe dy punonjëse që ishin në një zyrë me të janë testuar pozitivë ne Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë.
“Panorama” mëson se pasi kanë rezultuar pozitive tre punonjëset i është bërë tamponi edhe 10 personave që kanë pasur kontakt me to.
Tashmë këta 10 punonjës janë duke pritur përgjigjet, ndërkohë bëhet e ditur se janë karantinuar në shtëpi, deri në daljen e përgjigjes.



