Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13º në 25ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 33ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 34ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm i cili herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15ºC deri në 31ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 31ºC.


