Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të bashkëshortes, Gjykata e Durrësit lë në arrest me burg njerkun

Dy ditë më parë 39-vjeçari ra në pranga pasi nëna zbuloi gjithë ngjarjen duke folur me të bijën 14-vjeçare pasi shihet se nuk shkonte diçka tek ajo.

Gjykata e Durrësit ka dhënë arrest me burg për njerkun L.K, që kishte abuzuar seksualisht me vajzën e gruas.

Balkanweb raporton se masa e arrestit është dhënë bazuar mbi ekspertizën mjeko-ligjore.

Dy ditë më parë 39-vjeçari ra në pranga pasi nëna zbuloi gjithë ngjarjen duke folur me të bijën 14-vjeçare pasi shihet se nuk shkonte diçka tek ajo.

Nëna zbuloi se burri kishte abuzuar seksualisht me vajzën e saj nga martesa e parë dhe madje vijonte të tentonte sërish.