Policia dhe RENEA blindojnë Laçin/ Ndalohen 4 persona, mes tyre një biznesmen, disa të shoqëruar

Mësohet se janë ndaluar 4 persona si dhe janë shoqëruar disa persona. Ndërkohë janë sekuestruar kompjuterë dhe 33 makineta.

Policia e Laçit në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar gjatë natës një aksion në këtë qytet për lojërat e fatit.

Mësohet se janë kryer kontrolle në dy biznese, ku janë ndaluar 4 persona si dhe janë shoqëruar disa persona të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe një biznesmen. Nuk dihen ende emrat e personave të arrestuar, ndërkohë që aksioni është duke u zhvilluar.

Po kështu gjatë aksionit policia dhe RENEA kanë sekuestruar kompjuterë dhe 33 makineta.