Skulptori Sinan Alija i cili është vënë në qënder të medias për shkak të transformimit që i ka bërë skulpturës së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu ka folur për mediat kosovare.
Ai është shprehur se arti është i lirë e se askush nuk e dinte se si ishte Skëndërbeu, duke thënë se ‘nuk e kemi përkund në djep’.
‘Vetë e kam punuar. Skulptura asnjëherë nuk finalizohet, por duhet ta dijë skulptori se ku dhe kur të ndalet. Një vepër arti iu dedikohet shoqërisë me qëllimin dhe mundësinë që secili të krijojë përshtypjen e vet, andaj nuk I ndërhyj kujt në perceptimin e vet, arti është I lirë. Unë nuk e kam idenë se cfarë pritshmërie kanë pasur të tjerët, sepse mesa di unë, askush prej nesh nuk ia kemi prerë kërthizë e as nuk e kemi përkundur në djep Skënderbeun” tha ai.
Si për të thyer akullin, skulptori krahasoi punimin e tij me tatuazhet e këngëtares Dafina Zeqirit.
“Dikujt mund ti dalë punë edhe me tatutë e Dafina Zeqirit edhe pse asaj i shkojnë bukur”, komentoi ai.
Veprat e Alija janë parë si transformim i figurës së heronjve tanë kombëtarë.



