Shpërthen në lot babai i Klodian Rashës: Ma vrau policia në derë të shtëpisë, prisja ta martoja…e kanë masakruar kufomën, nuk njihet

Ai shton se të birin ia ka masakruar polici, ndërkohë ai priste që ta martonte pasi 25-vjeçari ishte i fejuar.

Babai i Klodian Rashës që u ekzekutua me armë zjarri mesnatën e sotme është përlotur përpara mediave. Në një intervistë për TVKlan, Qazim Rasha me lot dhe duke qarë shpreh dhimbjen e madhë për humbjen e të birit.

Ai shton se të birin ia ka masakruar polici, ndërkohë ai priste që ta martonte pasi 25-vjeçari ishte i fejuar.

“Prisja ta martoja, policia e ka masakruar në derë të shtëpisë, nuk mund të ndodhë kjo gjë. E kanë masakruar djalin. Ka qenë duke pirë kafe në një lokal në lagje dhe kur ka parë policinë ka ikur sepse nuk kishte maskë. Unë prisja ta martoja se e kisha fejuar…e kanë masakruar djalin, nuk njihet kufoma,”- tregon ai duke qarë me zë.