LAJM I FUNDIT/ Presidente Meta vendos për dekretin e dy ministratve të propozuar

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar emërimet e reja në qeveri, Bledi Çuçin në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomin te Bujqësia.

Po ashtu Meta ka dekretuar fillimisht shkarkimin e Sandër Lleshajt nga posti që mbante, dhe lëvizjen e Çuçit në një dikaster tjetër brenda qeverisë.

Prej ditës së djeshme, Meta u shpreh para gazetarëve se do të vepronte shpejt në lidhje me dekretimet e ministrave, sapo ato ti mbërrinin në rrugë zyrtare nga ana e kryeminsitrisë.