Forcat Shqiponja arrestojnë 36-vjeçarin e shumëkërkuar në qendër të Shkodrës

Një aksion i Forcave Shqiponja është finalizuar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.

Në pranga është vënë një 36-vjeçar i identifikuar si Briland Thani. Burime bëjnë me dije për ABC se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë.