Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka telefonuar urgjentisht kompaninë “Pfizer”, pasi ditën e djeshme mediat e huaja bën publik lajmin e kjo e fundit ka kufizuar dërgesat e vaksinës kundër Covid-19 në Evropë.
Von der Leyen, tha se ka kontaktuar menjëherë CEo-në kompanisë, nga i cila kishte marrë konfirmimin për të dorëzuar dozat e premtuara për unionin në 3 muajt e parë të vitit.
“Ai më siguroi që të gjitha dozat e garantuara të tremujorit të parë do të dorëzohen në tremujorin e parë. Ai po merret personalisht me çështjen e zvogëlimit të periudhës së vonesës, në mënyrë që dozat të arrijnë sa më shpejt në vendet e planifikuara“- ka thënë ajo për mediat e huaja.
Kompania Pfizer ditën e djeshme bëri të ditur se do të kufizojë përkohësisht dërgesat e vaksinave në Evropë, kryesisht për vendet e BE dhe Britaninë e Madhe për shkak të riorganizimeve të brendshme.
Reduktimi i dërgesave thuhet se është për shkak të kufizimit të prodhimit të Pfizer në mënyrë që të mund të përmirësojë kapacitetin e prodhimit në 2 miliardë doza vaksinash në vit nga 1.3 miliardë aktualisht.



