A do të mbyllemi sërish? Flet ministrja Manastirliu

Përgjigjet ministrja Ogerta Manastirliu...

A do ketë mbyllje sërish të vendit? Kjo ishte një nga pyetjet që ministrja Ogerta Manastirliu i dha përgjigje në Top Channel në Top Talk.

Ministrja tha se nuk parashikohet një mbyllje, por se gjithësesi duke parë numrin e lartë të rasteve ekspertët e shëndetësisë po bëjnë vlerësim dinamik në terren.

“Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithsesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën, Është ky një apel që duhet bërë nga të gjithë edhe nga mediat.

Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura.”, tha ajo.