A ekziston Covid-19 realisht? Manastirliu përgjigjet

A ekziston Covid-19 realisht? Manastirliu u përgjigjet skeptikëve: Shkoni pyesni mjekët dhe do ta kuptoni...

Në një kohë që shifrat në vend nga covid janë në rritje, ka dhe nga ata qytetarë që janë dyshues për gjendjen dhe nuk besojnë në ekzistencën e virusit.

Gazetari Denis Dyrnjaja pyeti pikërisht për këtë gjë ministren Manastirliu në Top Talk, e cila i hodhi poshtë të gjitha këto.

“Mjafton që të pyesësh një mjek te Infektivi dhe e kuptoni, s’ka nevojë të shkosh atje, mjekët mund të tregojnë për vuajtjet dhe problematikat e atyre që vuajnë nga ky virus. Apo dhe familjarët e atyre që humbën të afërmit në këtë betejë.

Kjo nuk është një luftë që fitohet vetëm, por me përpjekjen e të gjithëve, prandaj qytetarët duhet të ndërgjegjësohen”, tha ministrja.