A do votojnë të infektuarit me Covid-19? KQZ nuk ka asnjë plan për 35 mijë persona

Në zgjedhjet e 14 shkurtit  në Kosovë një grup pune nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë monitoroi atje mënyrën e votimit në kushte pandemie dhe hartoi një raport ku flitet edhe për mënyrën sesi votuan nga banesat e tyre personat e infektuar me covid 19.

Te dielën Kosova na dha një shembull sesi mund të votojnë  nga shtëpitë e tyre personat e prekur nga Covid 19. Autoritetet shëndetësore në Shqipëri raportojnë për 35 mijë raste aktive me koronavirus, një shifër e cila mund të rritet edhe më shumë  duke parë trendit e ditëve të fundit. Opozita e re ishte e para e cili  ngriti  alarmin  nëse këta persona  do mund të votojnë më 25 Prill.

Korab Lita: A ka parashikuar Komiteti Teknik i Eksperteve mënyrën  sesi do të votojnë personat me Covid.  Në Kosovë u mundësua votimi nga shtëpia?

Rakacolli: Ne se kemi marrë akoma në shqyrtim. Faleminderit që na e vutë në dijeni si shqetësim.

Nga ana e tij Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve  po eksploron mundësinë  e votimit vetëm brenda kuadrit  ligjor të përcaktuar nga kodi i ri elektoral, i cili përcakton  shprehje të vullnetit  vetëm të  institucioneve të posaçme.