A e dini se në Perandorinë Osmane kishte një ceremoni shtetërore për bakllavanë?

Bakllavaja, që në ditët tona konsumohet me kënaqësi, finesën dhe formën e sofistikuar e ka marrë në Pallatin Osman...

Bakllavaja, që në ditët tona konsumohet me kënaqësi, finesën dhe formën e sofistikuar e ka marrë në Pallatin Osman. Arkiva më e vjetër osmane në lidhje  me bakllavanë i përket fletoreve zyrtare të kuzhinës në Pallatin e Topkapisë gjatë periudhës së Fatih (Fatih Sulltan Mehmet / Mehmet II). Në mesin e shekullit 17-të, edhe Evliya Çelebi ka shkruar se ka konsumuar bakllava si i ftuar në konakun e Beut të Bitlisit, shumë larg nga Stambolli. Nga regjistrime (shënime) të tilla, kuptojmë se bakllavaja që njihej pothuajse në çdo krahinë të Perandorisë Osmane, konsumohej më tepër në pallate, konakë, gosti e festa. Kurse mjeshtrit më të zotë të bakllavasë punonin në Pallatet Osmane.

Rëndësia e bakllavasë në pallat, nuk kishte të bënte vetëm me treguesin e pasurisë dhe finesës si nëpër konakë, por në të njëjtën kohë bakllavaja kishte hyrë edhe në ceremonitë shtetërore. Sipas traditës së regjimentit të bakllavasë që bëhej në fillim të shekullit të 18-të, në mesin e muajit të Ramazanit, si një kompliment për ushtarët nga ana e sulltanit, nga pallati shkonte bakllava në Oxhakun e Jeniçerëve. Populli i Stambollit dyndej në rrugë për të parë regjimentin e bakllavasë dhe shprehnin me brohoritje dashurinë për sulltanin dhe ushtarët. Kjo traditë që e ktheu bakllavanë në një simbol të salltanetit osman vazhdoi deri në shpërbërjen e Oxhakut të Jeniçerëve.