A u rikthye karantina për të ndaluar votimin e emigrantëve? Celibashi nuk di si të përgjigjet në konferencën për media: Jam i ndaluar ta komentoj

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, gjatë konferencës së mbajtur në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, u pyet në lidhje me rivendosjen e karantinës dy javore për personat që hyjnë nga Greqia apo Maqedonia e Veriut dhe a është kjo një manovër për të ndaluar votimin e emigrantëve.

Celibashi u shpreh se nuk është në tagrin e tij një vendim i tillë pasi është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, madje ai nuk zgjodhi as ta komentonte pasi sipas tij nuk e lejonte ligji.

“Duhet ta kuptoni që nuk kam asnjë lloj tagri për ta komentuar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve pasi është një çështje që lidhet me shëndetin e qytetarëve.

Çështjet e shëndetit të qytetarëve në raport me pandeminë janë atribut i institucioneve të tjera

Si komisioner e kam të ndaluar ta komentojë këtë vendim, çdo qytetarë mund të vlerësojë vetë për se është marrë një vendim i tillië.

Për sa i përket procesit të votimit mund të them se ata të qendrës së vlerësimit nuk janë mjekë për të vlerësuar kush duhet të votojë e kush jo”, tha Celibashi.