Turqi, arrestohen 30 persona lidhur me FETO-n

Bastisjet dhe arrestimet u kryen pasi prokurorët në kryeqytetin Ankara lëshuan urdhër-arreste për 47 të dyshuar si pjesë e hetimit për infiltrimin e organizatës terroriste në ushtri

Të paktën 30 persona për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, u arrestuan në bastisjet në të gjithë vendin, theksuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Basisjet dhe arrestimet u kryen pasi prokurorët në kryeqytetin Ankara lëshuan urdhër-arreste për 47 të dyshuar si pjesë e hetimit për infiltrimin e organizatës terroriste në ushtri.

Një deklaratë nga Zyra e Kryeprokurorit Publik në Ankara tha se të dyshuarit u gjetën në kontakt me anëtarët e FETO-s përmes telefonit me pagesë.

Tridhjetë nga të dyshuarit u arrestuan në operacionet me bazë në Ankara të kryera njëkohësisht në 17 qytete në të gjithë Turqinë, ndërsa kërkimi vazhdon për të dyshuarit e mbetur.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gülen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin 251 persona u martirizuan dhe 2.734 të tjerë u plagosën.

Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.