AA dhe YTB trajnim online për përfaqësuesit e mediave nga Azia Jugore

Në trajnim do të marrin pjesë gazetarë nga 10 vende, ku me ta do të ndahet përvoja në zhvillim e Turqisë në kohët e fundit në fushën e medias ndërkombëtare

Në bashkëpunim mes Anadolu Agency (AA) dhe Drejtorisë së Komuniteteve Turke dhe Mike Jashtë Vendit (YTB) do të zhvillohet “Program i Edukimit për Media Azia Jugore” nëpërmjet video-konferencës, për të mbështetur shkëmbimin e përvojave midis vendeve të Azisë Jugore dhe Turqisë në fushën e mediave.

Trajnimi do të zhvillohet në dy fundjavë të ardhshme, ku nga kuadri me përvojë i AA do të jepen ligjërata në lidhje me “gazetarinë në periudhën me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), “Gazetaria në rrjete sociale dhe internet” dhe “Aplikacionet Multimedia”.

Në trajnim do të marrin pjesë gazetarë nga 10 vende përfshirë Bangladesh, Filipine, Indi, Malajzi, ku me ta do të ndahet përvoja në zhvillim e Turqisë në kohët e fundit në fushën e medias ndërkombëtare.

Drejtor i Akademisë së Lajmeve të AA-së, A. Cihangir İşbilir, duke theksuar se trajnimi do të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve të medias të gazetarëve të rajonit, tha se do të ndajnë përvojën e Anadolu Agency (AA) si një markë globale që u shërben 6.000 institucione të mediave në 13 gjuhë në 100-vjetorin e saj.

“Akademia e Lajmeve e AA e themeluar në vitin 2011, jep trajnime të aplikuara dhe sistematike në lidhje me ndryshimet që ndodhin në media, zhvillimet në rrjetet sociale, përdorimin e teknologjisë”, tha ai.

Trajnimi do të zhvillohet në gjuhën angleze nëpërmjet video-konferencës më 11-12 korrik dhe 18-19 korrik.