Abuzimi seksual me 1 mijë fëmijë, reagon Vatikani

Vatikani ka thyer heshtjen pas lajmit që ka të bëj me 300 priftërinj të cilët kanë abuzuar seksualisht me mbi 1000 fëmijë...

Vatikani ka thyer heshtjen pas lajmit që ka të bëj me 300 priftërinj të cilët kanë abuzuar seksualisht me mbi 1000 fëmijë.

Të dhënat u publikuan nga Gjykata Supreme e Pensilvanisë, e cila i referohej hetimeve që përfshinin aktivitetin e priftërinjve përgjatë 70 viteve të fundit.

Vatikani i ka cilësuar këto veprime si kriminale dhe moralisht të dënueshme.

“Lidhur me raportin e bërë publike në Pensilvani këtë javë, ka dy fjalë që mund të shprehin ndjenjat që ballafaqohen me këto krime të tmerrshme: turpi dhe dhimbja”, tha Greg Burke, drejtor i Zyrës së Shtypit të Vatikanit.

“Selia e Shenjtë trajton me seriozitet punën e Jurisë së Madhe të Pensilvanisë dhe raportin e gjatë të përkohshëm që ka prodhuar. Selia e Shenjtë dënon pa mëdyshje abuzimin seksual të të miturve”.

Në fund të muajit të kaluar Papa Françesku pranoi dorëheqjen e kardinalit McCarrick, pas akuzave se ai kishte abuzuar seksualisht me fëmijë e të rritur të shkollave për priftërinj, prej dekadash.
Këtë javë, Papa Francesco ishte nën presion në rritje për të trajtuar një krizë abuzimi seksual me shpejtësi që është përhapur në disa kontinente, nga Australia në Amerikën Latine.