10.3 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Dua Lipa reagon ashpër ndaj New York Times për shkrimin që e akuzon si antisemite

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa shkroi në Twitter një denoncim të ashpër ndaj një shkrimi në një faqe të plotë në ”New York Times” që e akuzonte atë si antisemite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shkrimi nga “Rrjeti i Vlerave Botërore” i referohet Duas dhe modeleve Bella dhe Gigi Hadid si “mega-ndikuese” të cilatt kanë “fyer shtetin hebre” dhe “kanë akuzuar Izraelin për spastrim etnik”.

Teksti pasqyron atë që Rrjeti i Vlerave Botërore tha në faqen e tij të internetit, duke e akuzuar Duan dhe motrat Hadid për formimin e një “treshe mëkatare të vrerit antisemit për të demonizuar popullin hebre, për të cilin ato këmbëngulin se nuk ka të drejtë të mbrojë vetveten”.

Aty paraqitet një foto e të tre grave me pamje duke modeluar në tapetin e kuq, me titullin: Njihuni me brigadat e reja ndikuese të Hamasit.

Lipa, e cila është në lidhje me Anwar Hadid, vëllain e vogël të motrave Hadid, shpërtheu me një reagim të ashpër në Twitter: “Rrjeti i Vlerave Botërore po përdor paturpësisht emrin tim për të çuar përpara fushatën e tyre të shëmtuar me gënjeshtra … Unë qëndroj në solidaritet me të gjithë njerëzit e shtypur dhe hedh poshtë të gjitha format e racizmit”.

Motrat Hadid janë shprehur hapur në mbështetje për Palestinën, atdheun e babait të tyre, duke kritikuar Izraelin gjatë ofensivës në Gaza.

Dua, e lindur në Londër me trashëgimi muslimane, ka ndarë në Twitter mbështetje për ruajtjen e lagjes palestineze Sheikh Jarrah në Kuds.

Po ashtu edhe figura të tjera të famshme kanë shkruar në Twitter në mbështetje për Palestinën, përfshirë këngëtarët Roger Waters, Zayn, The Weeknd dhe ylli i Avengers, Mark Ruffalo.

Të premten, me ndërmjetësim të Egjiptit, u arrit një armëpushim midis grupeve të rezistencës palestineze dhe Izraelit, duke i dhënë fund luftimeve 11-ditore.

Të paktën 248 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, kurse mbi 1.900 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Dymbëdhjetë izraelitë gjithashtu janë vrarë nga raketat palestineze nga Rripi i Gazës.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme