Afganistan/ Një sulmues vetëvrasës u ekzekutua nga forcat e sigurisë në Kabul

Një kamikaz është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në derën e një zyre pasaportash në kryeqytetin afgan, Kabul, ka thënë një zëdhënës i qeverisë. Sulmi goditi pak pas mesditës duke plagosur disa njerëz, sipas të dhënave ende të pakonfirmuara.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit tha se një sulmues vetëvrasës u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë teksa po përpiqej të hynte në një zyrë pasaportash.

Një anëtar taleban i cili ishte i pranishëm tha për Reuters se shumë njerëz ishin plagosur, ndërsa forcat e sigurisë talibane kishin rrethuar zonën.

Ditët e fundit, pasi shërbimi u rihap pas javësh mbylljeje, një numër i madh afganësh janë mbledhur jashtë zyrës së pasaportave me shpresën për të lëshuar dokumente udhëtimi për t’u larguar nga vendi.