Mashtrimi me Call Center-at, 60 të shoqëruar në polici

Që prej pasdites së djeshme ka nisur një operacion që lidhet me mashtrimet me Call Center-at.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth 60 punonjës janë shoqëruar në polici ku po merren në pyetje ndërkohë që priten dhe arrestime.

Procedimi penal që na nisur nga Drejtoria Qendrore e Hetimit në Policinë e Shtetit është kryer për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda.

Dyshohet se janë të përfshirë dhe shtetas të huaj. Bëhet fjalë për Call Center-at që funksionojnë si bursë (Forex).