Aksident i rëndë në autostradën Egnatia/ 7 emigrantë klandestinë humbin jetën, 5 të plagosur

7 emigrantë klandestinë kanë gjetur vdekjen dhe 5 janë plagosur rëndë ,në një aksident të ndodhur në autostradën Egnatia,pikërisht në aksin që lidh kufirin Turk me qytetin e Kavallës

Sipas policisë,klandestinët ndodheshin në një autoveturë Toyota.

Në rrethana që ende nuk dihen, mjeti doli nga rruga dhe u përplas me forcë në bordurën anësore,duke lënë të vdekur në vend 7,dhe duke plagosur rëndë 5 të tjerë.

Policia thotë se po heton rrethanat e aksidentit,ndërkohë që po bëhet e pa mundura për të shpëtuar 5 të plagosurit të cilët janë dërguar në spitalin e Aleksanzrupolit në gjendje të rëndë.