Aksident i rëndë në Gramsh, furgoni del nga rruga

Aksident në Gramsh, furgoni del nga rruga, 1 i vdekur e 3 të plagosur...

Një furgon ka dalë nga rruga në fshatin Poroçan teksa bilanci deri tani është 1 viktimë dhe 3 të plagosur.

BalkanWeb mëson se Policia së bashku me ambulancën janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, raporton Top Channel.

Viktima është një 32- vjeçar me inicialet E.Ll.

Saktësisht aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ”Toskollare” ndërkohë që fshati Poroçan është rreth 32 kilometra larg nga qyteti i Gramshit.

Lajm në përditësim…