6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Aksident i trefishtë në Thumanë, ‘BMW’ me shpejtësi të lartë futet në parakalim të gabuar, dy shoferë te Trauma

Dy shoferët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën kurse shoferja tjetër është në vendngjarje.

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. BalkanWeb mëson se ka qenë një ‘BMW’ e drejtuar nga 22-vjeçari Andi Mirdita që me shpejtësi të lartë ka kryer një parakalim të gabuar.

Ai ka përplasur dy mjete të tjera, Benz-in e drejtuar nga 61-vjeçarin Bashkim Qira dhe ‘Volkswageni’ i drejtuar nga Kristina Allko.

Dy shoferët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën kurse shoferja tjetër është në vendngjarje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2021, rreth orës 18:00, në Thumanë, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit A. M., dhe B. Sh., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme