Mbyllet me barazim ndeshja e Superiores Tirana-Egnatia

Tirana dhe Egnatia e kanë mbyllur me barazim sfidën e sotme në “Selman Stermasi”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë bardheblutë arritën të gjejnë rrjetin. Ishte Seferi që shënoi në minutën e 51-të, por festa e tyre nuk zgjati shumë, pasi gjashtë minuta më vonë, Egnatia barazoi me Imerin.

Në minutën 63, Taulant Seferi shënoi golin e dytë, por VAR-i e anuloi për shkak të pozicionit jashtë loje të Xhixhës.

Para fillimit të ndeshjes, futbollistit i dedikuan disa minuta homazheve në nder të fizioterapistit të ndjerë të kombëtares, Ylli Mihali, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë, pas infektimit me Covid 19.