Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë.
Mësohet se një makinë është përplasur për shkaqe ende të panjohura.
Nga informacionet paraprake, raportohet se ka humbur jetën pasagjerja e automjetit, trupi i pajetë i së cilës është dërguar në morgun e spitalit të Fierit.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al


